Nagavci për mësimin e së shtunës: Nuk besoj se do të ketë ndalesa në paga
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 17 Tetor 2022
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë qenë në vendet e tyre të punës të shtunën, për të kompensuar orët e humbura si pasojë e grevës, ani pse mësimi nuk është mbajtur në të gjitha shkollat e Kosovës.
Nagavci ka thënë se nuk beson që do të ketë ndalesa në pagat e mësimdhënësve, por që sot gjatë ditës priten të mblidhen të dhënat për mbajtjen e mësimit ditën e shtunë.
Ajo para medieve ka shtuar se realizimi i mësimit në disa shkolla nuk ka shkuar sipas planifikimit, për shkak të mungesës së informacionit.
Pas certifikimit të drejtorëve të shkollave dhe koordinatorëve për sigurimin e cilësisë, Nagavci është deklaruar ka përsëritur domosdoshmërinë për zëvendësimin e orëve.
“Mendoj se kjo ditë e shtune, për arsyeje të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit. Besoj se kjo ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së informimit të mjaftueshëm nga ana e jonë dhe shkollave. Por edhe për shkak të hutimit nga deklaratat e ndryshme apo tensioneve që kanë pasur prindërit. Vend për rishikim nuk ka më, sepse jemi munduar ta përcjellim porosinë dhe e shfrytëzoj edhe këtë mundësi që të bëjë apel edhe te prindërit edhe te mësimdhënësit që të organizohemi për të kompensuar të gjitha humbjet e shkaktuara te nxënësit. Sikur të lihet deri në fund të vitit të shkollor, do të fillojë gjysmë vjetori i dytë deri në gjysmën apo në fund të korrikut, që është e vërtetuar se as për së afërmi efikasiteti sikurse nëse organizohet tani”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shtuar se realizimi i zëvendësimit të orëve ka ndryshuar nga shkolla në shkollë edhe brenda komunës.
“Situata ka dalluar nga komuna në komunë, prej shkollës në shkollë. Aty ku informatat kanë qenë të mjaftueshme nga ana e shkollës është realizuar mësimi. Madje edhe brenda të njëjtës komunë, për shembull në Prishtinë ka dalluar situata prej shkollës në shkollë. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve me deklaratat e tyre shpesh të pamatura dhe të paqëndrueshme konsideroj që kanë krijuar huti. Dhe shfrytëzoj këtë mundësi që t’i lus edhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, ata që po thirren në emër të Këshillit të Prindërve, që të kenë në vëmendje interesin më të mirë të fëmijëve. Janë tre muaj të humbur dhe nuk qëndron fakti se fëmijët janë të lodhur e të ngarkuar, përkundrazi atyre iu nevojitet që tashmë gjithë ne, edhe ministria edhe prindërit dhe mësimdhënësit të jemi bashkë me fëmijët që të japim maksimumin për t’iu kompensuar humbjet e shkaktuara”, ka shtuar ajo.
Më tej, ajo ka përsëritur se takimet me SBASHK-un për zgjidhjen e kërkesave të tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe se qëllim duhet të jetë koordinimi dhe jo takimet pa rezultat.
“Hartimi i kalendarit të vitit shkollor është përgjegjësi dhe kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Vendimet e tilla ekzekutive sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me fëmijët, duhet të sigurohemi që të përmbushim të gjithë bashkërisht. Unë nuk kam asnjë brengë dhe shqetësim për t’u takuar me këdo qoftë”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo ka pohuar se në pagat avancë që janë ekzekutuar për mësimdhënësit ka pasur raste të cilat kanë qenë në minus.
Ministrja e Arsimit ka treguar edhe nëse do të ketë ndalesa për mësimdhënësit që nuk kanë mbajtur mësim të shtunën.
“Kanë qenë ndalesa për muajin gusht, por janë adresuar edhe të gjitha të dhënat. Besoj që kjo çështje tashmë është përmirësuar. Në bazë të informatave që kemi pasur nga inspektorët e arsimit gjatë ditës së shtunë, pjesa më e madhe e mësimdhënësve dhe shkollave kanë qenë në vendet e tyre të punës. Sot gjatë ditës do të mbledhim të gjitha të dhënat dhe unë besoj që nuk do të ketë nevojë që të ketë ndalesa, sepse pjesa më e madhe kanë qenë në vendet e tyre të punës”, ka përfunduar ministrja Nagavci.
Ndryshe, për shkak të grevës në arsim, Ministria e Arsimit ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura për vitin shkollor 2022/23. Këshilli i Prindërve është deklaruar kundër kompensimit të orëve të humbura mësimore, pasi kjo do ta dëmtojë procesin mësimor.
Pas një muaj grevë, më 3 tetor ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. SBASHK-u mori vendim që ta pezullojë grevën deri në janar 2023.
Përveç punëtorëve të arsimit, që nga 25 gushti në grevë ishin edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore.
Këshilli Grevist kërkon 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, por kjo është refuzuar nga Qeveria e Kosovës. /KP/

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...


































