Lajme

Nagavci për 580 mijë orët e humbura: Shqetësuese të përmendet me kaq lehtësi se nuk do zëvendësohen

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 13 September 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është deklaruar në konferencë për medie pas takimit me përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Nagavci është shprehur e shqetësuar se nuk do zëvendësohen orët e humbura.

“580 mijë orë janë të humbura, për mua është shqetësuese se nuk do të zëvendësohen orët e humbura. Shqetësuese të përmendet me kaq lehtësi se nuk do të zëvendësohet asnjë orë”, ka thënë Nagavci.

-Advertisement-

“Sivjet do të analizojmë me kujdes në tërësi që këto dëme të riparohen, edhe pse jo tërësisht, por nga ana jonë do të përpiqemi të bëjmë maksimumin”.

Ajo theksoi se do ta shqyrtojnë kalendarin e mësimit shkollor, në mënyrë të mos dëmtohen nxënësit.

“Kalendari është në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, ne do të shqyrtojmë kalendarin e mësimit shkollor, të mos dëmtohen nxënësit, pasi të dëmtuar mbeten vetëm fëmijët dhe prindërit që i dërgojnë në shkolla publike”, shtoi e para e Arsimit.

Nagavci, theksoi se ndryshe nga shkollat publike, ato private janë duke e mbajtur mësimin rregullisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera