Lajme

Nagavci paralajmëron largimin e notave për nxënësit e klasave 1 deri në 5

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 14 April 2021

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka në plan që të largojë notimin e nxënësve me nota 1 deri në 5.

“Ne synojmë që mos të ketë notë nga 1 deri në 5, përveç se humbet energji për mësimdhënësit për notimin e nxënësve, kjo është shumë shpesh joreale dhe prindërit po insistojnë që të gjitha notat t’i kenë fëmijët 5”, tha ajo në emisionin “Kallxo Pernime”.Ajo ka bërë të ditur se do të bëhet vlerësim formativ dhe notat do të largohen.

“Përmes vlerësimit formativ do të ndihmohen nxënësit që të përmirësojnë shkathtësitë e tyre, pra është për arsimin fillor prej klasës 1 deri në 5 dhe po ashtu do të mundohemi edhe për shujtën falas për fëmijët”, tha Nagavci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera