Lajme

Nagavci nuk shkon në takimin e Kolegjiumit për Arsim

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 23 August 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot nuk ka shkuar në takimin e Kolegjiumit për Arsim të thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Në këtë takim që ishte në radhë për diskutim do të ishin çështjeve e adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal.

AKK-ja ka kritikuar MASHTI-n ditë më parë për shkak të mos arritjes të furnizimit me libra shkollorë të drejtorive komunale, dhe vendimit të ri të këtij institucioni për blerjen e librave nga prindërit dhe më pas kompensimin nga MASHTI./Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera