Lajme

Nagavci: Në Këshillin e Përgjithshëm nuk u diskutua për problemet në VV

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 19 December 2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se në Vetëvendosje aktualisht ka pakënaqësi të individëve të caktuar.

“Unë pres që secili prej nesh ti adresojmë shqetësimet që i kemi por edhe të ofrojmë zgjidhje. Kur po them individë e kam fjalën për ata që kanë dalë në publik”, ka thënë Nagavci.

Ajo më tej ka folur edhe për çështjen e publikimit të bisedave nga Viber ku edhe doli fyerja e Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit, dhe letrën që është shkëmbyer në mes Visar Ymerit dhe grupit nga Tirana.

-Advertisement-

Nagavci theksoi se ajo nuk e ka parë menjëherë mesazhin e Dërgutit, ani pse është pjesë e atij grupi.

” Jemi diku 40 persona që jemi në grupin në Viber, unë nuk e kam parë menjëherë mesazhin e Aidës edhe pse kam qenë në grup. Sjellja e Aidës për mua është e papranueshme”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se publikimi i këtyre mesave është bërë qëllimshëm, duke theksuar se këto mesazhe kanë dalë nga brenda.

“Gjërat e gabuara janë të gabuara dhe unë jam kundër çdo linçimi. Kush janë personat që kanë pasur interes që kjo të bëhet publike, kjo është bërë qëllimshëm pasi që ajo ka dalë nga brenda, unë ende nuk e di kush janë këta persona kanë qenë shumë pak persona që kanë pasur qasje në emali-at e parë”, tha Nagavci.

Duke folur rreth mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, tashmë deputete e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci theksoi se në këtë mbledhje nuk është diskutuar për problemet brenda VV-së.

“Në Këshill nuk është diskutuar, meqenëse një numër i konsiderueshëm i personave që kishin paraqitur shqetësimet e tyre publike nuk ishin në mbledhjen e Këshillit”, tha ajo.

E pyetur se a do të mund të ketë ndarje të Vetëvendosjes, Nagavci theksoi se “dua të besoj që gjërat që na bashkojnë në VV janë më të mëdha se ato që na ndajnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera