Nagavci nderon të rënët në betejën e Çabratit të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 07 May 2022
Kordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, njëherit ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përkujtoi të rënët e datës 7, 8 dhe 9 maj në Gjakovë gjatë Epopesë së Çabratit.
Me lot në sy, Nagavci tha se familjarët vazhdojnë jo vetëm t’i përkujtojnë me krenari dhe dhimbje më të dashurit e tyre por edhe presin qe të dinë për fatin e të rrëmbyerve.
“Jemi së bashku këtu t’i përkujtojmë të gjithë dëshmorët, ushtarët edhe viktimat e betejës së Çabratit, por jo vetëm ata. Edhe kaq vite pas luftës familjarët vazhdojnë, jo vetëm të kujtojnë me krenari dhe dhimbje të dashurit e tyre por edhe një numër akoma i konsiderueshëm pret që të dinë për fatin e më të dashurve të rrëmbyer me dhunë. Për fat të keq pranvera në Gjakovë, për çdo ditë na ballafaqon me situata të tilla, thuajse nuk ka familje në Gjakovë që nuk kanë humbur familjarët, miqtë e tyre andaj dhimbja nuk humbet e sidomos në ditët si këto”, ka thënë ajo.
Gjakova sot kujton 23-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.
Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje./KP
Të tjera
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...