Nagavci: Ligjet po i ndryshojmë, me DKA-të gjërat nuk po shkojnë aq shpejt sa ne kemi dëshirë

Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 19 November 2023
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se po punojnë në ndryshimin e një numri të madh të ligjeve që presin sferën e arsimit.
Ajo i tha Ekonomia Online se disa ligje aktualisht janë finalizuar pas miratimit në Kuvend, ndërsa shtoi se disa të tjera janë në shqyrtim-plotësim.
Nderë të tjera Nagavci, tha se në të gjitha grupet punuese të Ministrisë kanë përfshirë përfaqësuesit e Drejtoreve Komunale të Arsimit (DKA) dhe shkollave, dhe se kanë një bashkëpunim më të mirë.
Por sipas Nagavcit, se gjërat nuk po shkojnë aq shpejtë sa ata kanë dëshirë.
“Disa ligje tashmë janë finalizuar siç është Ligji për Agjencinë e Akreditimit është votuar në Kuvend, janë disa ligje të cilat janë në shqyrtim në Kuvend siç është Ligji për tekste dhe mjete mësimorë, ndërkaq disa të tjerë janë drafte po thuajse finale të cilat do të jenë në dëgjim publike gjatë këtyre ditëve”.
“Të gjitha grupet punese të Ministrisë ne i kemi edhe përfaqësuesit të drejtorive komunale, por edhe të shkollave, mund të them së në aspekt të bashkëpunimit ka një bashkëpunim korrekt, megjithatë kur vije puna të implementimi në praktikë ka akoma vend për përmirësime, sepse për arsye më të ndryshme ka edhe raste kur gjërat nuk shkojnë aq shpejtë sa ne kemi dëshirë”.
Po ashtu ajo tha se në aspektin e furnizimit me libra, raporti final tregon së shumica e aplikueseve janë ribursuar, por që ka ende raste individuale që nuk kanë prnaura mjetet.
“Sa i përket çështjes së furnizimit, më tekste edhe më mjete mësimore ne kemi bërë publike raportin final, pjesa më e madhe mbi 96 deri në 97 % të aplikueseve tashmë është bërë pagesa apo diskurzimi i mjeteve materiale, për disa raste individuale që kanë pasur kryesisht pengesa teknike janë duke u shqyrtuar individualisht secili prej rasteve deri sa të realizohet edhe pagesa e fundit”. /EO/

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...