Lajme

Nagavci kujton mjekun Rifat Lila: Mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 02 May 2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kujtuar mjekun Rifat Lila i cili ndërroi jetë të dielën, shkruan Gazeta Infokus.

Nagavci ka thënë se Gjakova humbi doktorin e devotshëm e profesionistë e mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë.

Lexo Edhe:

-Advertisement-

Ndërron jetë mjeku i njohur nga Gjakova

“Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira”, ka shkruar ajo./Gazeta Infokus/

Iku në amshim Dr. Primarius, Rifat Lila

Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin…

Posted by Arbërie Nagavci on Sunday, May 2, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera