Lajme

Nagavci: Konkursi për inspektorë hapet javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 28 April 2023

Konkursi për inspektorë të arsimit do të hapet gjatë javës së ardhshme, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Përmes një konferencë për media, në të cilën ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ajo ka thënë se do të angazhohen inspektorë nga të gjitha komunat.

“Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar që të përcjellin këtë konkurs në mënyre që të kemi jo vetëm aplikime të kandidatëve serioz që do të angazhohen si inspektorë por të përmbyllim suksesshëm kësaj radhe këtë konkurs i cili u anulua në fillim të këtij viti”, deklaroi Nagavci.

-Advertisement-

Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9, duke thënë se hapur konkursi në mënyrë elektronike për të angazhuar ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera