Lajme

Nagavci jep lajmin: Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 24 August 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar përfundimisht për mënyrën se si do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Nagavci ka bërë të ditur se subvencionimi do të nis nga nesër, përmes platformës online e-Kosova. Ajo ka deklaruar se paratë do t’u dalin prindërve në xhirollogari javën e ardhshme.

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka njoftuar ministrja Nagavci.

-Advertisement-

Udhëzimet për aplikim do të publikohen nesër, e premte.

“Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”.

Video e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera