Lajme

Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura për shkak të grevës

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 12 September 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka thënë se janë mbi 580 mijë orë të humbura si pasojë e grevës që u iniciua nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nagavci tha se pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike, ngase sekstori privat ka vazhduar punën.

“E para që duhet të diskutojmë është se kush po e pëson dhe për fat të keq pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në shtatë ditët e grevës janë më shumë se 580 mijë orë të humbura dhe ajo që është po ashtu problematike është se pasojat e grevës po i bartin vetëm fëmijët që vijojnë mëismin në shkollat publike sepse sektori privat po punon”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Ajo theksoi se qeveria ka bërë hapin e parë për takimin me BSPK-në

“Ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”- theksoi ajo.

Nesër në mëngjes pritet të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera