Lajme

Nagavci ia pret shkurt SBASHK-ut / Mësimi plotësues fillon më 5 maj

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 30 April 2021

Dje, Sindikata e Bashkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se nëse s’paguhen për orët shtesë, do iu kërkoj mësimdhënësve të mos mbajnë orët e mësimit plotësues.

Mirëpo, nga Ministria e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë bërë të ditur se mësimi plotësues do të mbahet siç është planifikuar.

“Siç e ka bërë të qartë edhe vet ministrja Nagavci, orët plotësuese do të mbahen si është paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

-Advertisement-

Mësimi plotësues parashihet me legjislacionin në fuqi. Sipas ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Neni 8 paragrafi 6, nenpragrafi 6.3 ”në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it.

Sipas tyre, mësimi plotësues fillon nga data 5 maj në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021.

“MASHTI pret që drejtoritë komunale të arsimit, shkollat e mësimdhënësit ta respektojnë vendimin për mbajtjen e mësimit plotësues për ata fëmijë që kanë pasur ngecje gjatë kësaj periudhe.

Për shkak se me 3 dhe 4 maj është festë, mësimi plotësues fillon nga data 5 maj në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021”, thuhet tuje.

Ndryshe, ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci, në një postim në Facebook, ka kërkuar nga SBASHK-u që t’i ndalojnë kërcënimet e tille.

“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marr fund”, tha ajo./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera