Lajme

Nagavci i kërkon rektorit të UP-së transparencë dhe respektim të meritokracisë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 06 April 2021

Transparancë të plotë dhe respektim të meritokracisë ka kërkuar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, si dhe menaxhmenti i këtij Universiteti.

Nagavci ka përmendur edhe integrimin në procesin akademik të personaliet akademik nga mërgata dhe krijimin e Fondit për kërkime shkencore, si prioritete të saj.

Në anën tjetër, siç thuhet në një komunikatë për media nga MASHTI, Sahiti ka kërkuar mbështetjen e ministrisë në sigurimin e sistemit antiplagjiaturë dhe sigurimin në qasjen në revista shkencore.

“Ministrja Nagavci e përgëzoi Rektorin për vendimin e Këshillit Drejtues për ndarjen e një përqindëshit nga fondi i përgjithshëm i UP-së, për formimin e Fondit për kërkime shkencore, duke theksuar se çështja e kërkimeve shkencore është në prioritetet e planit qeverisës”, thuhet në komunikatë.

Tutje Nagavci ka theksuar se ministria e ka bërë publike thirrjen për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ndërsa ka kërkuar trajtim profesional dhe të paanshëm në Këshillin e Etikës të rastit të Ardian Kastratit, që përdori gjuhë të papranueshme në një postim të tij në rrjetet sociale, në momentet kur Vjosa Osmani u shpall presidente.

Të tjera