Nagavci gënjeu”, një Shtëpi Botuese i ka bërë 10 padi, e paralajmëron të 11-tën ndaj ministres

Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 22 August 2023
Shtëpia Botuese “Luarasi” ka reaguar në Facebook pas debatit të krijuar lidhur me furnizimi e nxënësve të niveleve 1 dhe 2 me libra pas vendimit të MASHT-it që librat të blihen nga prindërit e pastaj të rimbursohen me arsyetimin se ofertuesit kanë dhënë çmime të larta. “Laurasi” kanë thënë se “Nagavci gënjeu”.
Sipas tyre, dështimi është ministrja Nagavci me kabinetin e saj dhe sipas tyre për ta mbuluar dështimin shpalli një ide që e degradon procesin sipas tyre.
“Dy gënjeshtrat që më së lehti janë të provueshme janë: gënjeshtra për çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” dhe gënjeshtra se lista e teksteve të përzgjedhura nga shkollat është publike.”, thuhet në reagim.
Sa i përket çmimeve thotë “Luarasi”, ministrja Nagavci nuk mund të denoncojë çmimin e ofertuesit.
“Edhe dy gjëra sa i përket çmimeve. E para, ministrja vendos apo jo nënshkrimin në kontratë për blerje, prandaj nuk mund të denoncojë, madje është qesharake të tentojë të denoncojë dikë për çmimin e ofruar për shitje. E dyta, përrallat për çmimet e viteve të kaluara nuk mund ta mbulojnë dështimin e ministres Nagavci në procesin e këtij viti.”, thotë shtëpia botuese.
Shtëpia Botuese ka njoftuar se deri më tani kanë dorëzuar 10 padi ndaj Nagavcit ku ajo është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, derisa kanë paralajmëruar padi për shpifje.
“Vargu i shkeljeve ligjore nga ana e ministres Nagavci dhe kabinetit të saj, në procesin e përzgjedhjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore është shumë i gjatë. Të gjitha organet që merren me këtë proces janë në shkelje të ligjit dhe bëjnë shkelje të ligjit, sepse kështu dhe për këtë i ka subordinuar ministrja dhe kabineti i saj. Për këto shkelje në gjykata, nga Shtëpisë Botuese Luarasi, tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi. Ministrja Nagavci është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, kallëzim penal, i cili do të plotësohet edhe me dy vepra të tjera penale. Dhe tani, edhe padia kundër ministres Nagavci për shpifjen që e bëri lidhur me çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” është gati.”, thotë shtëpia botuese.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministrja Nagavci gënjeu
Dështimi i plotë në procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore ka vetëm një emër dhe ai është ministrja Nagavci me kabinetin e saj. Për ta mbuluar këtë dështim shpalli një ide që procesin e degradon në anarki dhe u shërbye me gënjeshtra. Dy gënjeshtrat që më së lehti janë të provueshme janë: gënjeshtra për çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” dhe gënjeshtra se lista e teksteve të përzgjedhura nga shkollat është publike.
Ministrja Nagavci, në konferencën për media, më 21.08.2023, rreth çmimit të tekstit Matematika 3 të Shtëpisë Botuese “Luarasi” tha: “Një rast, të cilin veç se e kemi adresuar te organet kompetente të hetuesisë, kur i njëjti tekst që një vit është shitur diku prej 3 eurove, në vitin vijues na është shitur diku mbi 12 euro”. Ndërsa, e vërteta është si vijon. Shtëpia Botuese “Luarasi”, në vitin 2021 ka ofertuar me çmimin 6.7 euro për tekstin Matematika 3, kurse me të njëjtin tekst, në vitin 2022 ka ofertuar me çmimin 12 euro. Pra, jo me 3 euro në vitin 2021 dhe jo mbi 12 euro në vitin 2022. Këto çmime i ka pranuar dhe nënshkruar ministrja Nagavci. Shpjegimi i këtij ndryshim të çmimit qëndron në klimën ekonomike dhe në krahasimin me çmimet e teksteve tjera, por për këtë, në një rast tjetër.
Edhe dy gjëra sa i përket çmimeve. E para, ministrja vendos apo jo nënshkrimin në kontratë për blerje, prandaj nuk mund të denoncojë, madje është qesharake të tentojë të denoncojë dikë për çmimin e ofruar për shitje. E dyta, përrallat për çmimet e viteve të kaluara nuk mund ta mbulojnë dështimin e ministres Nagavci në procesin e këtij viti.
Vargu i shkeljeve ligjore nga ana e ministres Nagavci dhe kabinetit të saj, në procesin e përzgjedhjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore është shumë i gjatë. Të gjitha organet që merren me këtë proces janë në shkelje të ligjit dhe bëjnë shkelje të ligjit, sepse kështu dhe për këtë i ka subordinuar ministrja dhe kabineti i saj. Për këto shkelje në gjykata, nga Shtëpisë Botuese Luarasi, tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi. Ministrja Nagavci është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, kallëzim penal, i cili do të plotësohet edhe me dy vepra të tjera penale. Dhe tani, edhe padia kundër ministres Nagavci për shpifjen që e bëri lidhur me çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” është gati.

Të tjera
-
Emisari i BE’së Sorensen, në vizitën e parë në SHBA, i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington
Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë viz...
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...