Nagavci: Fëmijët të përfitojnë nga interneti, por në mënyrë sa më të sigurt
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 07 February 2022
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI) ka hapur ekspozitën me punimet e nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Faik Konica”, për nder të ditës ndërkombëtare të sigurisë nga interneti. Ministrja Arbërie Nagavci apeloi për kujdes gjatë përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve.
E para e MAShTI-t tha po ashtu se prindërit duhet të jenë vigjilent në mënyrë që të fëmijët të mos bien pre e abuzimit gjatë përdorimit të internetit dhe rrjeteve të ndryshme sociale.
Ajo porositi nxënësit që internetin ta përdorin për avancimin e tyre.
“Prej këtu po e përcjellim porosinë për të gjithë që të përdorim sa më shumë internetin dhe mundësitë që i ofron interneti në shkollat tona për avancimin, edukimin dhe arsimimin e të gjithë nxënësve. Por, në anën tjetër të jemi sa më shumë të kujdesshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që mund të përballen në internet. Në këtë linjë është një përgjegjësi e shtuar e të gjithë neve të rriturve, mësimdhënësve, menaxhmentit të shkollave por edhe prindërve që t’i këshillojnë mirë fëmijët dhe të jenë kujdestarë që të mos jenë pre e çfarëdo rreziku që mund të ofrohet nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe rrjeteve të tjera… Të jeni sa më shumë në kontakt edhe me shokët dhe shoqet të shkollës por edhe më tutje, në atë mënyrë që të sigurohemi që benefitet e shumta që na ofron interneti t’i përdorim për avancimin e secilit prej nesh, por në të njëjtën kohë të jemi të kujdesshëm që asnjë nga fëmijët tanë të mos bie pre e abuzimit, të dhunës apo rreziqeve që mund të krijohen nga përdorimi i papërgjegjshëm qoftë nga përdorimi i rrjeteve sociale apo formave të tjera ”, tha ajo.
Drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, tha se nxënësit përmes punimeve të tyre po përpiqen të sensibilizojnë bashkëmoshatarët e tyre për përdorimin e internetit në mënyrë sa më të sigurt.
“Nxënësit e shkollës sonë ka tash e një kohë që punojnë në këtë drejtim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ku në periudhën e parë janë mbajtur edhe ligjërata në disa klasë për aplikimin e udhëzuesit për përdorimin e internetit në klasë në mënyrë sa më të sigurt. Andaj nxënësit në këtë periudhë kanë përgatitur punimet të cilat japin një formë mesazhi se cila është mënyra se si duhet të përdorët në mënyrë më të mirë interneti dhe cilat janë dëmet që mund t’i kenë pa dashjen tonë. Po ashtu, kanë punuar edhe një fletushkë e cila po besoj që përmban goxha shumë informata dhe të njëjtën mund ta përdorin edhe nxënësit e shkollave të tjera”, tha ajo
Loris Behu, nxënës i kësaj shkolle tha se përmes kësaj ekspozite synojnë të paraqesin vlerat e internetit.
“Me këtë ekspozitë ne synojmë që t’i promovojmë vlerat e internetit të sigurt dhe të mësojmë nxënësit e shkollës sonë dhe të shkollave të tjera se çka është një internet i sigurt dhe si duhet të udhëtojmë nëpër internet, këtë e kemi bërë përmes disa punimeve artistike dhe një fletushke të cilën e kemi përgatitur, e cila përmban të gjitha informacionet për të udhëtuar sigurt nëpër internet”, tha ai.
Edhe nxënësja tjetër e shkollës Faik Konica, Rea Rexhepi foli për rëndësinë që ka përdorimi i sigurt i internetit.
“Sot në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt, për fëmijët sidomos, kemi bërë një ekspozitë nga shkolla jonë nga grupi i artit… Këtë ekspozitë e kemi bërë për t’iu treguar njerëzve dhe për të treguar një art, një kreativitet tonin dhe duhet të jemi më të sigurt në internet e sidomos për fëmijët”, tha ajo.
Përndryshe të gjitha punimet kanë pasur ndihmës nga mësimdhënësi i artit, Burim Jakupi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...