Nagavci falënderon shkollat në Gjakovë që po thyejnë grevën, thirrje që të nisë mësimi
Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 14 September 2022
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë sërish thirrje që të nisë mësimi në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar mësimdhënësit e Gjakovës dhe të gjithë ata mësimdhënës kudo në Kosovë që kanë nisur mësimin.
Ajo ka thënë se qeveria do të kujdeset për të gjithë mësimdhënësit, derisa Ligji i Pagave këtë javë do të dalë në debat publik.
Postimi i saj i plotë:
Më vjen mirë që fëmijët në shumë shkolla të Gjakovës, tashmë po fillojnë vitin e ri shkollor, po aq sa më vjen keq që shumë të tjerë në Kosovë i gjen mesi i shtatorit pa mundësinë për të qenë në shkollë me shokët e shoqet, me mësuesit e mësueset e tyre.
I falënderoj mësimdhënësit e Gjakovës dhe të gjithë ata mësimdhënës kudo në Kosovë, që e kanë kuptuar drejt situatën, kërkesën tonë për fillimin e mësimit dhe veprimet serioze që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar situatën financiare të të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit dhe familjet e tyre.
Arsimi është baza e zhvillimit shoqëror e ekonomik dhe punonjësit e arsimit janë formësuesit kryesorë të këtij zhvillimi. Profesioni i mësimdhënësit në veçanti, përveçse është fisnik, mbart në vete vlera të larta njerëzore e morale. Ky profesion reflekton dinjitet, sinqeritet, barazi, përgjegjësi e liri të të menduarit. Këtë po e dëshmojnë edhe mësimdhënësit dhe stafi përcjellës i shkollave që në këto rrethana të vështira kanë hapur dyert e veta për fëmijët e nxënësit kudo në Kosovë. Përveç detyrës fisnike, ky vendim kolegjial po dëshmon edhe një herë përkushtimin tuaj për profesionin dhe përmbushjen e rolit tuaj të pazëvendësueshëm në jetën e zhvillimin e fëmijëve tanë! Me një qasje të tillë po modeloni edhe tek nxënësit e prindërit devotshmëri e dashuri. Po tregoni se si veprohet drejt e në interesin parësor të fëmijëve edhe atëherë kur rrethanat janë tejet sfiduese për të gjithë.
Të dashur mësimdhënës,
Ju bëj thirrje që t’i ktheheni procesit mësimor të gjithë, të kryeni misionin e rëndësishëm që keni, duke i motivuar fëmijët që të arrijnë të kompenzojnë edhe humbjet e shkaktuara nga pandemia.
Ashtu siç e theksoi edhe kryeministri Kurti në konferencën për media, Ligji për pagat këtë javë do të dalë në debat publik. Ju siguroj se po punojmë pa ndalë për të përmirësuar situatën në arsim edhe me veprime të tjera konkrete.
Duke e respektuar të drejtën e secilit për pagë më të mirë e jetë më të dinjitetshme në Kosovë, ju siguroj edhe një herë se jam skajshmërisht e përkushtuar që të bëjmë më të mirën brenda mundësive që kemi. I mirëkuptoj kërkesat tuaja dhe ju kam në vëmendje të vazhdueshme, por dialogu social mund të vazhdojë tutje edhe pa e dëmtuar të ardhmen e fëmijëve.
Nuk do të lëmë anash asnjë shqetësim të mësimdhënësve, përfshirë mirëqenien tuaj, ashtu siç kemi marrë një sërë veprimesh konkrete deri më tani për të zgjidhë secilën vështirësi me të cilën ballafaqoheni.
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...