Lajme

Nagavci: Është momenti që të shihet nëse PDK’ja është vërtetë në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 06 August 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci vlerëson se do ishte mirë që Partia Demokratike e Kosovës të japin nënshkrimet, së paku për thirrjen e seancës.

Sipas Nagavcit, tani është koha që të shihet nëse partia e Kadri Veselit, është vërtetë një opozitë, apo është me Qeverinë.

“Ne jemi bazuar në domosdoshmërinë e marrjes së veprimeve. Është momenti të shihet se a janë vërtetë në opozitë apo në Qeveri”, tha Nagavci.

-Advertisement-

Sa i përket nënshrkimeve individuale, Nagavci thotë se deputetët e përgjegjshëm, do të duhej të reflektonin.

“ Me aq sa unë di, ju është dërguar subjekteve politike. Jemi të hapur për të gjithë deputetët të cilët janë të gatshëm të na mbështesin. Secili prej deputetëve pranojnë shqetësime nga qytetarët”, ka shtuar ajo.

Nagavci, njoftoi se do kërkojnë nënshkrimin edhe të Vjosa Osmanit, Kryetares së Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera