Lajme

Nagavci e VV’së: Nuk kemi propozim tjetër, tash stafetën e ka LDK’ja

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 17 January 2020

Lëvizja Vetëvendosja insistojnë që letra e dërguar një ditë më parë, duhet të shqyrtohet nga LDK-ja.

Madje nga kjo parti, shpresojnë se LDK do të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit.

E një mendim tjetër lidhur me këtë situatë të krijuar e kanë njohësit e çështjeve politike.

-Advertisement-

Në VV shpresojnë që LDK do të reflektojë e të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit. Analistët propozojnë zgjedhje të reja.

Letrën që i erdhi nga Albin Kurti nuk e panë si serioze dhe, si të tillë këtë letër Lidhja Demokratike e quajti të pa pranueshme.

Por Vetëvendosje insiston që letra e dërguar mesditën e së enjtes është e denjë të shqyrtohet nga LDK.

Arbërie Nagavci beson që LDK do të reflektojë në këtë drejtim.

Ajo thotë se Vetëvendosje nuk ka propozim tjetër për ti dërguar Mustafës. Sipas Nagavcit stafeta tani është te LDK.

E pesimist si Nagavci nuk tingëllon njohësi i rrethanave politikë ne vend, Faton Abdullahu.

Ai thekson që partitë duhet të ndajnë rrugët e të hapin mundësinë për të shkuar në zgjedhje.

Komunikim i LVV-së me LDK-në është ndalur me nëntë janar, për të vazhduar përmes letrave që z. Mustafa e Kurti i shkruajnë njëri-tjetrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera