Lajme

Nagavci e krahason veten me gjykatësit, thotë diçka të padëgjuar: Ata s’dorëhiqen kur u shfuqizohen vendimet

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 17 May 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se ajo ka shkelur Kushtetutën lidhur me reformat në arsim në komunën e Kamenicës.

Madje, Nagavci bëri krahasim me gjyqtarët e Kosovës se kur Kushtetuesja u hedh poshtë ndonjë vendim, ata s’japin dorëheqje.

“Ne kemi marrë veprimet që janë të domosdoshme për të evituar humbjet e shkaktuara tek nxënësit, si pasojë e mosvijimit të mësimit. Për sa i përket aspektit kushtetues, norma kushtetuese është e qartë. Rreth 2 vite nxënësit e kanë humbur mësimin. Ka pasur shumë raste kur Gjykata ka shfuqizuar akte të ndryshme të Qeverisë. Është analoge me gjyqtarët e gjykatave tjera, se kur gjykata kushtetuese i shfuqizon vendimet e gjykatave tjera, asnjë nga gjyqtarët nuk jep dorëheqje ose nuk kërkohet me u shkarku”, ka thënë ajo për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjithashtu, Nagavci ka thënë që me këtë vendim MASHT-i e ka përmbushur obligimin ligjor për t’u siguruar fëmijëve të mbetur jashtë shkollës të drejtën për shkollim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera