Lajme

Nagavci bëri thirrje për mos blerjen e librave pa marrjen e listës nga mësimdhënësit, reagon Bajrami

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 30 August 2023

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila u bëri thirrje prindërve që të mos i blejnë librat pa marrë listën nga mësimdhënësit.

Lidhur me këtë deputetja ka thënë se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë i kanë blerë tekstet shkollore.

“Shkelësja e kushtetutës Nagavci tek sot ju paska bë thirrje prindërve ”mos me i ble librat, pa e marrë listën nga mësuesit”,  e çka me ata që tashmë i kanë ble, t’i kthejnë apo?

-Advertisement-

Ai prindi nga Kaçaniku që dje e ka lënë punën ka shku në Ferizaj me i ble librat, tash duhet me marrë edhe një ditë tjetër pushim me shku me i ndrru librat?!

Për më tepër kush e garanton atë dhe të tjerët që kanë me i gjetë ato libra që i rekomandojnë mësuesit?!”, ka shkruar deputetja.

Sipas Bajramit, kësaj i thonë kaos me kosto të lartë.

Postimi i plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera