Lajme

Nagavci, ambasadorit japonez: Do të ishte e mirëseardhur rritja e numrit të bursave

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 16 February 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Abrërie Nagavci, ka thënë se do të ishte e mirëseardhur rritja e numrit të bursave për studentët kosovarë në Japoni.

Ajo, në një takim me të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze në Prishtinë, Keisuke Yamanaka, ka theksuar se Japonia ka prezencë të vazhdueshme përmes projekteve në Kosovë.

“Yamanaka riafirmoi angazhimin e tij për të promovuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet miqësore mes Japonisë dhe Kosovës. Japonia ka ndihmuar dhe sërish do të mbështesë projektet që synojnë avancimin në edukim, për çka u shpreha falënderuese”.

-Advertisement-

“Biseduam për përvojat e suksesshme të të rinjve tanë në arsimin e lartë dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shtuar në fushën e arsimit. Diskutuam për gjendjen aktuale në arsim, për vështirësitë që ka sjellë pandemia në procesin mësimor, për të arriturat dhe punët që janë duke u bërë në MASHTI për të përmirësuar cilësinë dhe për të siguruar gjithëpërfshirje në arsim”,ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera