Nagavci: Abetarja e përbashkët, arritje madhore
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 15 November 2022
Ministrja Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku në pika të shkurtra përmendi prioritetet e sfidat që është ballafaquar kjo ministri.
Ajo, në mënyrë përgjithësuese përmendi aktivitetin e Ministrisë që nga edukimi në fëmijërinë e hershme deri në shkollimin parauniversitar, duke u përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore.
Ministrja Nagavci në mënyrë kronologjike përmendi të arriturat e kësaj ministrie si: edukimin e fëmijëve të hershëm; formimin e Komitetit Këshilldhënës për edukim të fëmijëve të hershëm; ndërtimi i disa shkollave dhe qerdheve, në bashkëpunim me komunat për t’iu shmangur pengesave të ndryshme; ndërmarrja e masave të reja në përmirësimin e kushteve për arsimin parauniversitar.
Tutje, ministrja Nagavci vuri në dukje edhe mbështetjen e mësuesve të sëmurë, ku u janë ndarë një buxhet i konsiderueshëm për mbështetje të tyre.
Veç kësaj, ministrja Nagavci përmendi edhe faktin e punësimeve të asistentëve për fëmijët në nevoja të veçanta. Pataj finalizimin e projektligjit për tekste shkollore që është dërguar në Kuvend për miratim.
Si arritje tjetër, Nagavci përmendi edhe formimin e 4 grupeve punuese për shikimin e performancës së punës së mësuesve, si dhe licencimin e mësuesve, që, sipas saj, do të shërbejë si motivim për punën e tyre edukative.
Më tej, ministrja Nagavci përmendi edhe ndihmën që kjo ministri ka ndihmuar nxënësve në Luginë të Preshevës.
Ajo ka vënë në dukje edhe përmirësimin e cilësisë së teksteve mësimore, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në karrierë për shkolla të mesëm të ulët.
“Kemi lansuar planin strategjik për arsim 2022-2026, ku është harmonizuar me planin strategjik në draftin e arsimit”, tha, mes tjerash, ministrja Nagavci.
Ajo më tej përmendi shifra në ngritje të buxhetit për arsim, ku sipas saj, më 2023 buxheti është 82 milionë euro, pra 9.712 milionë më shumë se më 2022, e sijvet mbi 12% më shumë se viti paraprak.
Ndërsa lidhur me shkollimin e minoriteteve ministrja Nagavci dha shifra konkrete që dëshmojnë kujdesin për ofrimin e kushteve në edukim edhe të komuniteteve tjera në vend, që nga edukimi i hershëm e deri në nivelin parauniversitar, duke përkthyer edhe tekstet shkollore në gjuhët e tyre.
Ndërkaq, si sfidë të theksuar, ministrja Nagavci përmendi gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe grevat e shtatorit të organizuar nga SBASHK-u, ku, për sanimin e gjendjes së krijuar, ministria që ajo udhëheq, organizon mësimin plotësues të shtunave.
Pos kësaj ajo si të arritur të kësaj ministrie përmendi edhe formimin e Komitetit Kosovë-BE për Kërkim e Inovacion, si dhe një varg përfitimesh tjera, duke shtuar edhe anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës pas tre vjetësh në instancat ndërkombëtare, por edhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Më tej, ministrja Nagavci vuri në pah përfitimet që do të dalin nga “Procesi i Berlinit” në nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen e arsimit të lartë të vendeve të rajonit e që më së shumti do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Por si e arritur kryesore e kësaj ministrie Nagavci përmendi abetaren e përbashkët me të cilën mëojnë të gjithë fëmijët që jetojnë në Shqipëri e Kosovë.
Të tjera
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...
-
Ndahet nga jeta gazetarja ukrainase që po jetonte së bashku me djalin në Prishtinë
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko në moshën 51 vjeçare...
-
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ndalohet një veturë në Leposaviq, dyshohet se kaloi kufirin nëpër rrugët ilegale
Njësiti policor gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa...
-
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sụlm kardiak, vdẹs një person në Suharekë
Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rru...
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...