Naftarët rrisin çmimet e naftës, ankohen qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 17 September 2023
Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka të ndalur këto ditë në vendin tonë. Në tregun e Kosovës një litër naftë ka arritur deri në 1.56 euro ose 10 centë më shumë se një javë më parë. Këtë rritje të çmimeve të derivateve nuk e kanë mirëpritur qytetarët e hiç më pak edhe taksitë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve kjo ngritje arsyetohet me rritjen e çmimeve në bursë.
Qytetari nga Prishtina, Enver Mulani, tha se rritja e çmimit të naftës është e papërballueshme, derisa shton se çmimet janë ngritur e rrogat e punëtorëve në Kosovë janë të ulëta.
“Më i shtrenjti në rajon është te ne në Kosovë, po ankohemi çka me bo nuk kemi në dorë asgjë. Më herët ka qenë deri 1, 40 euro litri, tash 1,59 euro është ngritur, nuk është në rregull aspak. Papunësi e madhe e shtrenjtim, çdo artikull është ngritur, çmimet janë shkuar lartë e rrogat kanë mbetur poshtë, por nuk ka zgjidhje, pa e vozit veturën nuk po ki zgjidhje”, tha Mulani.
Po ashtu edhe Rexhep Latifi, i cili punon taksist, shprehet i shqetësuar me rritjen e çmimeve të karburanteve.
“Po të tregoj kështu drejt, çmimi naftës nuk na konvenon për me paga sa i kemi, edhe këtu p.sh. taksisti, po bie fjala, prej orës 10:00 qëndron këtu dhe ende nuk kam vozitë asnjë pasagjer. Çmimi i naftë është i shtrenjtë… Me kushte tona është e shtrenjtë, por këta e dinë prapë se si duhet, unë si qytetar për vete po flas është çmim katastrof” tha Latifi.
Sipas tij, me standardin e jetesës në Kosovë, çmimi i naftës nuk është aspak në rregull.
Qytetari Naser Sylejmani thotë se çmimet e naftës po rriten çdo ditë dhe shton se kjo po i kushton shumë në xhep.
“U mbyten me çmime, çdo ditë ka ngritje, nuk e di kur bëhet stabiliteti tyre, po na kushton po nuk po kemi zgjidhje pa udhëtuar” u shpreh Sylejmani.
Edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka pranuar se këto ditë ka ngritje të çmimeve të karburanteve.
Sipas tij, çmimet janë përafërsisht për diesel 1.47 euro deri 1.55 euro për litër, ndërsa, benzina 1.46 euro deri 1.51 euro.
Ai në një përgjigje me shkrim thotë për KosovaPress se çmimi i naftës në Kosovë po rritet sipas çmimeve në bursa.
“Ne këtë javë që shkoj kemi pas rritje te çmimit te derivateve në berzë dhe reduktim te prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Çmimi i derivateve për standardin tonë, për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro por kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Dhe kemi pas një rritje te lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim çfarë çmime do te kemi nuk mundemi të paragjykojmë se po ka lëvizje të mëdha ne tregje ndërkombëtare dhe berza” tha Berjani.
Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk po ndikon fare për uljen e çmimeve.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...