Nafta në Shqipëri është më e shtrenjta në Evropë, sipas fuqisë blerëse
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 04 February 2022
Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.
Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.
Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.
Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë. Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (të vitit 2020). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për të blerë një litër karburant (shiko tabelën në fund).
Shqipëria ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, së bashku me Kosovën, bazuar në fuqinë blerëse, me përkatësisht 13.9 dhe 11.4 mijë dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .
Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Kosovë, me 4.5% të të ardhurave ditore. Ndonëse të ardhurat për frymë janë më të ulëta në Kosovë, edhe nafta kushton më pak, duke e bërë atë relativisht më të lirë se në Shqipëri. Më pas renditen vendit e rajonit, Bosnja (3.3), Serbi (3.2% e të ardhurave ditore), Maqedonia e Veriut (2.8%), Mali i Zi (2.6%).
Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Në Danimarkë, ku nafta kushton 1.9 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.
Ditët e fundit çmimet e karburanteve shënuan një tjetër rritje, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj. Nafta tregtohet me rreth 190-192 lekë, ndërsa benzina deri në 194 lekë. Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë.
Një tjetër faktor i brendshëm lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit, që nga 1 janari i këtij viti. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.
Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 125 lekë për litër, (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit./Monitor
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...