Nafta e keqe ndotë ajrin
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 30 January 2018
Javën e fundit ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur në shkallën alarmante. Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara, shkruan Infokusi.com.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar për ndotjen e ajrit duke kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente në të kundërtën , do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritje të vdekshmërisë.
Përdorimi i naftës nga automjetet është njëri nga shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë. Arsye kryesore del të jetë cilësia e dobët e këtij produkti.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për “Infokusin” ka folur për kontrollin që i bëhet naftës në Kosovës dhe cilësinë e tij.
Berjani ka thënë vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për kthimin e trupave inspektues në kufi është gabim sepse përmes tyre po bëhen manipulime në cilësi.
“Ka qenë kërkesë e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës që derivatet të kontrollohen në kufi, në kohën e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami me një udhëzim administrativ që Dogana të kontrollojë cilësinë ndërsa kërkesa e Shoqatës së Naftëtarëve ka qenë që trupat inspektues të largohen sepse kjo trupë vetëm i ka lexuar letrat dhe nuk kanë bë kontroll të cilësi por kanë manipuluar me cilësi. Me udhëzimin e ri administrativë të ministrit, Bajram Hasani është paraparë që trupat inspektues të kthehen prapë të funksion por kjo është gabim sepse trupat duhet larguar ndërsa cilësia duhet të kontrollohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë Berjani.
Berjani duke folur për gjendjen alarmante të ajrit në Kosovë ka thënë se zgjidhja e vetme është kontrolli i cilësisë së derivateve dhe heqja e akcizës së gazit duke zëvendësuar kështu derivatet tjera.
“Kërkesa e shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka qenë që akciza e gazit në hiqet, që do të thotë së nëse gazi nuk ka akcizë qytetarët do të ishin furnizuar me 35 centë për një litër gaz ndërsa shtetet në regjion nuk kanë akcizë të gazit. E vetmja mënyrë për shpëtimin nga ndotja e ambientit është funksionimi i gazit në treg dhe kontrollimi i cilësisë së derivateve në kufi”, ka shtuar ai
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se cilësia e derivateve në Kosovës është në nivel por pavarësisht kësaj duhet bërë kontrolle.
“Pasi nuk kemi ankesa nga qytetarët, cilësia e derivateve në Kosovë është në nivel, por duhet të kontrollohet”, ka shtuar ai.
Berjani në prononcimin dhënë Infokusit ka bërë krahasimin rezultateve të cilësisë së derivateve në periudha të ndryshme.
“Në kohën kur në krye në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishte Mimoza Kusari-Lila cilësia e derivateve në Kosovë është kontrolluar deri 5%, në kohën e ministres, Hikmete Bajrami cilësia e naftës është kontrolluar 2-3% ndërsa ministri, Bajram Hasani ka bërë 2 aksione dhe shpresojmë që cilësia të del ashtu siç është raportuar”, ka thënë Berjani.
Ai ka folur edhe për numrin e importueseve të naftës dhe pikave të karburantit në Kosovë.
“Numri i importuesve të naftës është mbi 50 ndërsa numri i pikave të karburantit po rritet vazhdimisht. Importuesit nuk duhet larguar dhe kërkesa jonë ka qenë të mos u mohohet kërkesa për import”. /A.Ç/INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...