Lajme

Naço nga Kuçova: LSI-ja, alternativa më e mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 11 June 2017

Drejtuesi I listës së LSI-së për qarkun e Beratit, Nasip Naço, zhvilloi një takim ditën e djeshme, ku ka prezantuar kandidaten e kësaj force politike për Kuçovën, Jola Miston.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Naço u shpreh se partitë e tjera po ju kërkojnë votën qytetarëve pa ju dhënë një alternativë, ndërsa LSI ka alternativën më të mirë.

“Nga sheshi i Lagjes “1 Maji” në Kuçovë morëm sot mbështetjen maksimale për Jolën.

Kuçova në 25 qershor do të votojë ballë dy alternativave, mirësisë dhe arrogancës. Sigurisht mirësia personifikohet tek personaliteti i kandidates sonë për Kuçovën, Jola Misto. Se kush e mbart arrogancën nuk kemi çfarë komenti bëjmë, sepse na e bëni juve me dije përditë…

-Advertisement-

LSI ju jep alternativën më të mirë ndërsa të tjerët po bëhen qesharakë duke lypur votën pa asnjë alternativë. Njerëzit dhe nevojat e tyre janë programi ynë dhe programi ynë është zëri i tyre!”, -tha Naço.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera