Lajme

Naçi tregon kush është shqiptari që dhuroi më së shumti para për shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 04 December 2019

Teologu Elvis Naçi ka deklaruar se deri më sot fonacioni ‘Firdeus’ ka grumbulluar mbi pesë milionë euro për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Me shumën e deritanishme mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate”, tha Naçi duke thënë se dëshiron që kjo shifër të rritet deri në 10 milionë euro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi.

Sipas Naçit, donacioni më i madh individual është bërë nga një shqiptar në Angli, i cili dhuroi 200 mijë paund përnjëherë.

-Advertisement-

“Pastaj ka pasur shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro, janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milionë e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar.

Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpia për 500 familje”, ka thënë ai në WakeUp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera