Lajme

“Na priftë e mbara”, a eshte ky urim konfirmim që Vlora Citaku do të garojë per kryetare të PDK-së?

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 21 June 2021

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e përfolur për kryetare të PDK-së, e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë shpalljen e zgjedhjeve brenda kësaj partie.

Ajo thotë se përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme

-Advertisement-

Postimi i saj:

PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.

Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.

Na priftë e mbara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera