Lajme

Na pret “dimër i vështirë”, Gjoshi i PDK-së: Kurti e Rizvanolli po sillen si meteorologë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 29 September 2022

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po e luajnë rolin sikur të ishin meterologë.

Gjoshi i komentoi deklarimet e përsëritura të qeveritarëve se po na pret “dimër i vështirë”.

Ai ua kujtoi qeveritarëve që të ndërmarrin veprime me të cilat do t’u lehtësohej sadopak jeta e qytetarëve në vend.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli, më shumë po sillen si meterologë se si zyrtarë të lartë shtetërorë.Mbetën duke e përseritë se “Na pret dimër i vështirë”.

O ti zotëri dhe ti zonjë, nuk ka nevojë Kosova për parashikues të motit që drejtojnë Qeverinë, por për kryeministër e ministër që me vendimet e tyre e bëjnë dimrin më të lehtë për qytetarët e vendit të tyre.

Për këtë jeni votuar nga ky popull, e jo për ta luajtur rolin e fallxhorëve dhe për të ikur nga përgjegjësia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera