Lajme

Mytaher Haskuka kundër Albin Kurtit, pranon qeverinë Hoti (dokument)

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 05 June 2020

Mytaher Haskuka, kryetar i PZ nga LVV pranon legjitimitetin e qeverise Hoti dhe i uron suksese. Ai ne letrën drejtiar Anton Qunit, kryetar i degës së LDK në PZ ku e njofton se e prishë koalicionin në nivev lokal, të cilën e ka siguruar infokusi, i drejtohet Qunit si Ministër, e uron atë për votimin e qeverisë duke i uruar suksese, transmeton Gazeta inFokus

“Së pari ju uroj për votimin e qeverisë dhe vazhdimin e punës suaj si ministër i Ministrisë së Mbrojtjes. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në punë” thuhet në fillim të letrës

Kjo është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e shefit të tij partial Albin Kurti i cili duke e konsideruar qeverinë Hoti jo legale dhe jolegjitime, nuk kanpranuar as të bëjë gjestin e kurtoazissë së dirëzim-pranimit të detyrës. Edhe sot, Kurti për REL ka deklaruar: “Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, meqenëse është paraprirë nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, që është në kundërshtim me vetë vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në këtë mënyrë, kjo gjykatë, në vend se të jetë gjykata më e lartë në republikë, është gjykata kulmore e kapjes së shtetit. Prandaj, nga ky aspekt, qeveria aktuale është qeveri e paligjshme. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm për ne. Ndërkaq, në anën tjetër, kjo është sërish e paligjshme për shkak se u kantrabandua në kuvend nga presidenti. Pra, nuk është vullnet politik nga poshtë, as nga brenda kuvendit, por nga presidenti që ndodhet jashtë”.

-Advertisement-

Ndonëse Haskuka thot se shkaku i proshjes së koalicionit lokal është mocionini mosbesimit ndaj qeverisë Kurti dhe krijimini qeverisë në kundërshtim me vullnetin e popullit të shprehur me 06 tetor 2019, vet urimi për pozitën e ministrit dhe votimin e qeverisë, paraqesin qëndrime të kundërta me Kurtin dhe eksponent tjerë të LVV të cilët e cilësojnë qevërinë Hoti të paligjshme./Gazeta inFokus

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera