Lajme

Mytaher Haskuka ia dorëzon detyrën e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totajt

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 06 Dhjetor 2021

Sot është bërë zyrtarisht pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Prizrenit, nga kryetari Mytaher Haskuka te Shaqir Totaj.

Totaj e ka falënderuar Haskukën për punën e tij për katër vite, shkruan Gazeta InFokus.

“Do të jemi transparent, do të jemi të qasshëm”, tha Totaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu njoftoi se të premten do të bëhet konstituimi i Kuvendit Komunal.

Edhe pse tha se do të jetë transparent e i qasshëm, kryetari i ri i Prizrenit në fund të deklaratës së tij nuk pranoi pyetje shtesë nga gazetarët.

“Herën tjetër, nga nesër mundeni me pyet çka të doni”, tha Totaj./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy