Lajme

Mytaher Haskuka e pranon se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 01 May 2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.

Haskuka është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.

Për 1 Maj, Shpend Ahmeti ndalon qarkullimin e automjeteve në Gërmi

-Advertisement-

“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.

Ndryshe, partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera