Lajme

Myslimani shtiret si verbër dhe u kërkon anglezëve ta përqafojnë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 30 May 2017

Një i ri mysliman u shtir si i verbër në një rrugw popullore në Manchester dhe u kërkoi njerëzve ta përqafonin.

Ky gjest për t’i bindur anglezët se jo të gjithë myslimanët janë xhihadistë, erdhi vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grandes, që vrau 22 persona.

Baktash Noori qëndroi pranë një tabele që shkruante: Unë jam mysliman dhe ju besoj. Po ju a më besoni mjaftueshëm për të më përqafuar? ‘

Ai qëndroi me sy të mbuluar dhe me krahët hapur, në mes të rrugës qendrore të qytetit anglez.

-Advertisement-

I riu vendosi të filmojë ‘eksperimentin social’ dhe e postoi në kanalin e tij ‘Youtube’.

Njerëzit fillimisht ecnin të ndrojtur , por pastaj u ndalën për ta përqafuar

Videoja tregon emocionin e vërtetë në qytet pas sulmit terrorist, raporton “Daily Mail”

TEMAT:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera