Lajme

Myslimanët nisin Haxhin mes rrebeshit të shiut

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 20 August 2018

Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën me rrebeshe shiu të dielën në Arabinë Saudite, në prag të nisjes së pelegrinazhit të Haxhit.

Besimtarët mbërritën në Arabi javën e kaluar për ritualin 5-ditor, që ripërshkon rrugën që Profeti Muhamed bëri 14 shekuj më parë. Shirat dhe stuhitë detyruan pelegrinët që të mbroheshin në tenda dhe të kalonin nëpër pellgje.

Disa u lutën në Xhaminë e Madhe para se të shkonin në zonën e Minës ose në drejtim të Malit Arafat, në lindje të Mekës. Pelegrinët do të mbërrijnë të hënën në mëngjes në Malin Arafat, transmeton TCH.

-Advertisement-

Autoritetet janë përgatitur prej muajsh për të garantuar sigurinë e pelegrinëve, tha ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah për Reuters, me më shumë se 30 000 punonjës shëndetësorë që veprojnë në 25 spitale dhe ofrojnë shërbime falas mjekësore, duke përfshirë procedura komplekse të tilla si operacioni i hapur i zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera