Sport

Myrto Uzuni i shënon 6 gola në fitoren e ekipit të tij në Kupën e Hungarisë

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 19 September 2021

Myrto Uzuni ka shpërthyer për Ferencvaros në Kupën e Italisë të dielën.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, skuadër e kategorisë së tretë në Hungari.

Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 do të jepte asist për Gera Zalan.

-Advertisement-

Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia një tjetër gol.

Spektakli vazhdoi në të 82-ën teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën.

6 gola në një ndeshje beratasi as që i kishte ëndërruar por i bëri realitet në sfidën ndaj Hatvan, ndeshje të cilën Ferencvaros e fitoi me rezultatin 9:0 duke u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Hungarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera