Sport

Myrto Uzuni humb përballjen me Leo Messin, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 19 October 2020

Myrto Uzuni priste me padurim 20 tetorin për të luajtur kundër Barcelonës së Lionel Messit për të bërë realitet një ëndërr të tij, por duket se koronavirusi i ka prishur planet sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Kjo pasi Uzuni ka rezultuar i prekur nga Covid-19 dhe nuk është stërvitur me klubin e Ferencvarosh që kur është kthyer nga Kombëtarja Shqiptare, pasi vijon të jetë në izolim, në pritje që testi të dalë negativ.

Pikërisht për këtë arsye, emri i sulmuesit beratas nuk është në listën e atyre futbollistëve që trajneri i Ferencvarosh ka grumbulluar për përballjen e nesërme në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, ndërsa Uzuni duhet të presë ndeshjen e kthimit për të luajtur një ndeshje kundër Lionel Messit.

-Advertisement-

Ndërkohë nuk konfirmohet nëse Uzuni është infektuar pas kthimit në Hungari, aspo më herët që gjatë grumbullimit me Shqipërinë, duke qenë se trajneri Edi Reja e la jashtë ndeshjeve të Ligës së Kombeve me arsyetimin se është i dëmtuar.\

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera