Lajme

Myku infektues që i reziston ilaçeve po alarmon SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 23 March 2023

Pak muaj pasi lamë pas pandeminë e koronavirusit, një tjetër emergjencë shëndetësore vendos në alarm autoritetet amerikane, por edhe publikun, për faktin se myku tingëllon i njëjtë me skenarin e serialit më të fundit me zombi, “The Lust Of Us”, sezoni i parë i të cilit sapo ka përfunduar.

“Në SHBA është shfaqur për herë të parë vetëm në vitin 2016”, tha për CNN Dr. Kristin Englund, specialiste e sëmundjeve infektive në një klinikë në Klivelend.

Por që prej asaj kohe rastet janë shumëfishuar. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, në vitin 2016 u raportuan vetëm 53 raste. Më 2021, shifra ishte 1500.

-Advertisement-

Fillimisht, infeksioni u diktua vetëm në zonën rreth qytetit të Nju-Jorkut dhe Çikagos, por sot është i pranishëm në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane. “Problemi më i madh që po hasim është se po shfaq rezistencë ndaj tre ilaçeve me të cilat kemi mundësi të kurojmë pacientët në këto momente”, thotë Dr. Englund.

Sipas CDC, personat më të rrezikuar janë ata me probleme të rënda shëndetësore dhe jo njerëzit e shëndetshëm. Të rrezikuar janë edhe njerëzit me imunitet të dobët, apo që janë shtruar në spital dhe u janë vendosur pajisje ndihmëse.

Dr. Englund thotë se spitalet me persona të infektuar duhet të izolohen. “Popullata e gjerë nuk duhet të shqetësohet, por të qëndrojmë vigjilentë për të mos infektuar njëri-tjetrin”.

“Candida Auris” është gjithashtu rezistent ndaj disa dezinfektantëve dhe mund të qëndrojë në lëkurë pa shkaktuar stinoma, duke u përhapur me lehtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera