Lajme

Muzikantët e Kievit përmes tingujve bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 09 March 2022

Mes gjithë tmerrit, një moment lehtësimi.

Anëtarët e orkestrës së Kievit kanë mbajtur një koncert të improvizuar në qiell të hapur në Sheshin e Pavarësisë së qytetit.

Me kapele dhe pallto ndërsa luanin në temperatura të ftohta, ata performuan pjesë të ndryshme, duke përfshirë himnin e Bashkimit Evropian, Ode to Joy të Beethoven, raporton BBC.

-Advertisement-

Videot në mediat sociale treguan një turmë të vogël që qëndronte në këmbë për të dëgjuar muzikë dhe duke valëvitur flamujt ukrainas, transmeton Klankosova.tv.

Dirigjenti, Herman Makarenko, tha se qëllimi ishte të promovonte thirrjen e qeverisë ukrainase për një zonë të ndaluar fluturimi në të gjithë vendin dhe për t’i dhënë fund luftës.

Orchestra playing in Kyiv for peace, and to call for a no-fly-zone to protect Ukrainian cities and people.pic.twitter.com/iYZiD20Bo6

— Richard Engel (@RichardEngel)March 9, 2022

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera