Lajme

Muzeu Kombëtar i Kosovës hapë ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 06 October 2022

Një ekspozitë dedikuar veprimtarisë atdhetare të Heroit Sali Çekaj, është hapur në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo ekspozitë është hapur nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, nëpërmjet një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu Kombëtar i Kosovës e ka hapur ekspozitën me titull “Veprimtaria atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”.

Ekspozitë e realizuar përmes 300 fotografive, sjell fakte dhe dëshmi historike për veprimtarinë atdhetare të Sali Çekajt, ne perjudha të ndryshme kohore, si dhe gjatë luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Ajet Leci në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera