Opinione

Mutacioni shoqerorë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 31 July 2017

Çdo mutacion është “aksident” dhe ka një efekt të dëmshem, ashtu siç dëmton ADN-në e njeriut, dëmton shoqerinë dhe shtetin.

Në shumicën e rasteve mutacioni shkakton aq shumë dëm sa qe shoqëria dhe shteti nuk mund t’i riparojë për një periudhë shumë të gjatë. Efekti direkt i mutacioneve është i dëmshem. Ndryshimet që ndodhin nga mutacionet mund të jenë vetëm si ato të provuara nga njerëzit në Hiroshima, Nagasaki dhe Çernobil: vdekje, paaftësi dhe deformime.

Të gjitha mutacionet që janë observuar të njerēzit, kanë rezultuar të dëmshme, atëherë pse do të rezultonin te suksesshme për shoqërinë dhe shtetin?! Meqenëse mutacionet ndodhin rastësisht, atëherë edhe formimi i Lëvizjes Vetëvendojse është i rastesishëm dhe një mutacion shoqerorë.

-Advertisement-

Ekzistenca e Lëvizjes Vetëvendojse është rezultat i deformimeve shoqërore. Ekziston një fakt i pamohueshëm që mutacionet nuk zhvillojnë gjallesat, ashtu siç edhe VV nuk e zhvillon shoqërinë dhe shtetin, përkundrazi gjithmonë i dëmtone ato. Mutacionet gjithmonë janë të dëmshme meqë ato janë të rastesishme. Çdo ndryshim i rastit gjithmonë do të sjellë vetëm dëme ashtu siç po sjellë Vetëvendosje.

Për shëmbull, nëse një termet godet një ndërtesë, do të ndodhte një ndryshim i rastesishem në infrastrukturën e saj, i cili padyshim që nuk do të ishte një përmirësim. Mutacioni shoqerorë që ka goditur Kosovën, nuk po sjellë përmirësim, por vetëm dëmtim. U kuptua se në fushën e Biologjisë mutacioni është një ndodhi gjenetike që i dëmton gjallesat dhe i le ato të paafta (efekti me i zakonshëm tek njerëzit është kanceri). Ashtu edhe në shoqërinë dhe në shtetin tonë VV po i dëmton qytetarët dhe themelet e shtetit duke i bërë te paaftë.

Vetëvendosje ka shkuar deri aty sa që ka dëmtuar të ardhmen e vendit duke e paraqitur Kosovën në sy të botës si një shtet i dështuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera