Mustedanagiç shpall listën për turneun “UEFA U-16 Development”

Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 13 April 2018
Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 (datëlindja 2002) e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Dzemal Mustedanagic do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018, një turne traditë ky, ku Shqipëria është gjithmonë prezente, shkruan infokusi.
Në këtë turne trajneri ka grumbulluar lojtarë të cilët kanë qenë produkt i seleksionimeve të muajit dhjetor në Shqipëri, Greqi, Itali e Zvicër. Po kështu, sikundër u shpreh edhe vetë tekniku, 50% e lojtarëve i përkasin kampionatit shqiptar dhe pjesa tjetër ka ardhur nga kampionatet e huaja.
LEXO EDHE: Sot do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve
Për këtë turne trajneri Mustedanagic u shpreh: “Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime dhe unë jam munduar që në këtë grumbullim të bëj një ndarje të barabartë të futbollistëve nga Shqipëria dhe atyre nga jashtë. Janë një brez i mirë që premtojnë jo pak për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grupmoshe për tu bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me rradhe. Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur, nuk perjashtoj ndonjë afrim të ri nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipët kombëtare.”
Po kështu, më pas trajneri u ndal edhe te përgatitja e skuadrës U-17, dhe elementët e grupit që do të përballë ndeshjet zyrtare në turneun eleminator të ardhshëm. Grumbullimi i skuadrës U-16 (datëlindja 2002) nis sot në Durrës në rezort “Tropikal”, ku lojtarët do të nisin stërvitjet nga pasditja e sotme e deri në datë 19, kur do të nisen drejt San Marinos.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë:
Shqipëria
Armenia
Italia
San Marino
Orari i ndeshjeve:
20 prill
Shqipëri-Itali “San Marino Stadium” ora 13:00
22 prill
Shqipëri-Armeni “San Marino Stadium” ora 18:00
24 prill
Shqipëri-San Marino ” Montecchio Stadium” ora 11:00
Lista e futbollistëve të grumbulluar:
Stadiumi i San Marinos.

Të tjera
-
Ndërron jetë polici që u plagos në Kaçanik
Ka ndërruar jetë zyrtari policor M.Lika, që u plagos sonte në Kaçanik. ...
-
Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm britanik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar darkë për sekretarin e Jashtë...
-
Ky është polici që dyshohet se u gjuajt me armë në Kaçanik
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Ak...
-
Të shtëna me armë në Kaçanik, plagoset rëndë një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Burime...
-
Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, kemi shumë dallime
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zg...
-
“Mesazhet” e LDK-së, tri të vërteta që duhet t’i dini sipas Lushaku-Sadriut
Kryetarja e Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të k...
-
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nu...
-
Trump e përmendi si ambasadorin e mundshëm të SHBA-së në OKB, Richard Grenell mohon se do të pranojë këtë pozitë
Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
Lutfi Haziri për bisedat e anëtarëve të kryesisë: Ata që i kanë futur duart në skema, s’janë të LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e brendsh...
-
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy do ta vizitojë Kosovën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kos...
-
IPK-ja konfirmon se i dyshuari për aksidentimin e këmbësores në Qyshk, është një zyrtar policor
IPK-ja deklaron se është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me ...
-
Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa ...