Sport

Mustafi e Sanchez i japin 3 pikët Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 December 2017

Crystal Palace-Arsenal ishte takimi i fundit, që mbylli javën e 20-ë, të Premier Leagues. ‘Topçinjtë’ e ëengerit arritën të marrin një fitore me rezultatin 2-3, ndërsa heroi i takimit ishte Alexis Sanchez.

Takimi u zhbllokua nga Shkodran Mustafi në minutën e 25-të të pjesës së parë, ndërsa Sanchez shënoi 2 herë brenda 4 minutave në të dytën, duke zhvlerësuar golat e vendasve.

Ky 3-pikësh ishte mjaft i rëndësishëm për Arsenalin, në kuadër të luftës për një vend në zonën Champions, ku duelojnë 5 skuadra për 3 vende.

-Advertisement-

Premier League kryesohet nga Manchester City, që numëron 19 fitore dhe një barazim në këto 19 javë të para, ndërsa është shkëputur me 15 pikë diferencë nga United ndjekës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera