Mustafi e njofton senatorin amerikan për shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Autori: Gazeta inFokus
17:49 | 25 May 2023
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, me të cilin kanë bashkëbiseduar për shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Mustafi ka shkruar në Facebook se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, sic është pabarazia, mungesa e sigurisë, nënpërfaqësimi e kështu me radhë.
“Diskriminimi: Adresimi i nevojës urgjente për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe për të promovuar barazinë për të gjithë. Shënjestrimi i shqiptarëve në pasivizimin e adresave është “spastrim i heshtur etnik” sipas HCfHRS
“Siguria: Lugina është mes 48 minibazave ushtarake e të njësisë speciale Xhandarmëria” në vijën kufitare me Kosovën dhe Qendrës Humanitare Ruse në Nish. Që cenon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve posaçërisht në rrethanat e krijuara gjeopolitike
“Të drejtat e njeriut dhe të pakicave: mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat kolektive. Është thelbësore që të luftojmë për të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë
“Nënpërfaqësimi: nënpërfaqësimi në sektorë të ndryshëm si komunitet i margjinalizuara, para së gjithash në institucionet ligjzbatuese, shëndetësore, sherbimeve sociale, shërbimeve administrative e ndërmarrjet publike etj. Plani 7 pikësh si mundësi adresimit urgjent, ka thënë ai.
Po ashtu, Mustafi e ka ngritur edhe cështjen e reciprocitetit ndërmjet komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...






























