Mustafa: Me VV-në ende nuk kemi biseduar për çështjet e mëdha
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 28 August 2017
Procedimi i koalicionit PAN me propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit është zgjidhja për daljen nga kriza sipas Kryeministrit në detyrë Isa Musatafa , njëherësh kryetar i LDK-së.
Sipas tij, nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit derisa thotë se këtë përgjegjësi duhet ta marrë koalicioni PAN.
Po ashtu, Mustafa tha se nuk kanë biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje se si duhet të veprohet për çështjet e mëdha siç është demarkacioni, dialogu me Serbinë dhe transformimi i FSK-së në ushtri.
“Unë mendoj se zgjidhja është ajo çka është shkruar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ne nuk do ta dëshironim një vendim të tillë, por të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne gjithmonë i kemi respektuar dhe duhet të mësohemi ti zbatojmë për arsye se është fjala për qëndrimin ndaj institucioneve dhe shtetit. Zgjidhja është që koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës të procedoj në Kuvend me propozim për kryetar të Kuvendit, në qoftë se Kuvendi nuk e zgjedh të parin atëherë duhet ta zgjedhje tjetrin dhe me këtë ne do ta kapërcejmë këtë fazë të konstituimit të Kuvendit. Nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit dhe unë mendoj se këtë përgjegjësi duhet ta merr koalicioni në krye me PDK-në”, tha ai.
Ai tha se me Lëvizjen Vetëvendosjen duhet të bisedojnë lidhur me programin dhe me çështjet madhore të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur, derisa shtoi se janë organet e LDK-së ato që vendosin për një koalicion të mundshëm.
Por, që para se të vijnë tek ky koalicion Mustafa tha se duhet të bëjnë një analizë të thellë në mënyrë që të mos futen në një Qeveri që për ta do të jetë e paqëndrueshme.
“Nuk ka përafrim të qëndrimeve, është biseduar dy ose tri herë, nuk është biseduar në mënyrë konkrete në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet ti kapërcejmë dhe cilat janë çështjet penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me bisedimet me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që po ashtu janë tema të mëdha të cilat nuk presin edhe nëse presim ne nuk na presin të tjerët. Prandaj, unë pres që këto ditë të hapen këto çështje, të diskutohen dhe në coftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema ta bëjmë, në qoftë se jo atëherë mbajmë pozicionin tonë që ne do të rrimë në opozitë”, theksoi ai
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...