Lajme

Mustafa: Vendimi për Klan Kosovën flet që me qeverinë nuk është diçka në rregull, i pengon informimi dhe transparenca

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 16 Qershor 2023

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur joligjor vendimin e Tregtisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

“Nuk mund të bëhet që për një ditë t’i tërhiqet regjistrimi një televizioni të madh pa dhënë asnjë arsyetim, ose duke dhënë arsyetime krejtësisht të paqëndrueshme. Ky vendim flet që diçka nuk është në rregull me qeverinë dhe qeverisjen”, ka thënë Mustafa në Info Magazine.

“Këtë qeveri e pengon informimi dhe transpranca. Ata dëshirojnë që të monopolizojnë gjithçka. Më e keqja është qëllimi për frikësimin e mediave”.

-Advertisement-

Mustafa ka inkurajuar sfatin e Klan Kosova që ta vazhdojë punën, duke shtuar se gjërat nuk bëhen siç mund të dëshirojë një subjekt politik.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy