Lajme

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses është në interes të të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 29 May 2020

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga të gjitha partitë politike që ta zbatojnë dhe pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet sepse është në interes të të gjithëve.

“Vendimi duhet të zbatohet dhe të përkrahet sepse është në interes të të gjithëve. Ky vendim do të zbatohet nga të gjithë sepse nuk ka interes asnjë parti që mos ta respektojë vendimin e Kushtetueses. Duhet ta respektojmë Kushtetuesen. Unë konsideroj se thirrja e seancës nuk është çështje e vullnetit personal i kryetares së kuvendit, por është vullnet i deputetëve. Nuk ka askush të drejtë të pengojë kuvendin e Kosovës ta bëjë punën e vet”, tha ai në TV Dukagjin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera