Mustafa: Varfëria po rritet çdo ditë, Qeveria po luan rolin e spektatorit

Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 06 August 2022
Ish-ministri i Bujqësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se Kosova është futur në krizë energjetike, që dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët.
Sipas tij, kriza energjetike dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve po e varfërojnë çdo ditë qytetarin e Kosovës.
“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetari”.Mustafa theksoi se dëshiron të dijë se si do të reagojë Qeveria në rast të thellimit të krizës.
“Tani që dimri po afron shpejtë i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, a do të ketë mjaftueshëm energji në dimër apo do ketë reduktime, a do shtrenjtohet çmimi i energjisë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë dhe nëse po, sa. Në rast të papërballueshmërisë çka do bëjë qeveria për qytetarin dhe sa familje kosovare rrezikohen të bien në varfëri nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale”, tha Mustafa.Ai theksoi se LDK qysh vitin e kaluar kishte paralajmëruar krizën energjetike dhe akuzoi Qeverinë se e ka injoruar atë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë.
“Derisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit, me çmimet të rritura të produkteve bazike, pushteti ka zgjedhur ta luajë rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit 2021 kur kryetari i LDK-së, Abdixhiku, paralajmëroi krizën e energjisë dhe përgjigja e parë e pushtetit ishte padëgjueshmëria dhe përgjigja e dytë ishte se kur nuk ka krizë, nuk kemi si të merremi me krizë. Kur arriti kriza pushteti insistoi se nuk do ketë reduktime të energjisë dhe shtrenjtim të faturave. Nuk vonoi shumë dhe ndodhi ajo që ne patëm paralajmëruar, përveç reduktimeve, u shtrenjtua edhe fatura”, ka thënë ai.Mustafa tha ZRRE është shndërruar në departament të Qeverisë.
“Qeveria premton 19 milionë euro subvencion, kurse sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit. Edhe ZRRE-ja tani e shndërruar në departament të qeverisë, të enjten shprehur shqetësimin se mosalokimi i subvencionit për energjinë po rrezikon marrëveshjen e kyçjes dhe furnizimin me energji. Një gjë e tillë do shkatërronte vite e vite punë e përkrahje të partnerëve tanë për pavarësinë energjetike”, theksoi Mustafa.

Të tjera
-
Protestat në Iran shpërthejnë kundër Izraelit: Do përfundojmë si Gaza
Pas valës së sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli, qytetarët iranianë kanë da...
-
Disa policë të Kosovës përmenden si dëshmitarë nga Serbia në rastin e Arbnor Spahiut – thotë Koci
“Përmenden emrat e pesë-gjashtë personave, të cilët në këtë fazë konsiderohen...
-
Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e ish-RTP’së
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji...
-
Media iraniane raporton për 78 të vra*rë dhe mbi 300 të plag*osur nga sul*met izraelite
Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që...
-
Pas dy muaj kërkime arrestohet i dyshuari për ngacmim se*ksual në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin ...
-
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
Më 12 qershor 2025, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Mbretëria e ...
-
Zyrtarja në Mitrovicën e Veriut shoqërohet nga policia nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Një zyrtare komunale në Mitrovicën e Veriut është shoqëruar nga Policia e Kos...
-
53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për gjashtë ditë
53 raste të reja të viktimave trajtohen brenda një jave në Kosovë, shumica dh...
-
PDK nominon sërish Ferit Idrizin kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë
Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zyrtarizuar rikandi...
-
Merz, Macron dhe Starmer i Britanisë së Madhe flasin në telefon për sul*met në Iran
Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe krye...
-
Shikoni si duket qielli mbi Lindjen e Mesme: Aeroplanët devijohen, aeroportet mbyllen
Linjat ajrore po shmangin hapësirën ajrore mbi Izrael, Iran, Irak dhe Jordani...
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për Iranin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më vonë të premten për sulmet e ...