Lajme

Mustafa uron Ramazanin, fajëson partitë tjera që zgjodhën këtë periudhë për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 26 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar gjithë beimstarët mysliman me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.  Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja insistoi që mos të ketë zgjedhje në këtë periudhë, mirëpo të tjerët e dëshiruan këtë.

“Ne u përpoqëm të shmangnim fushatën parazgjedhore gjatë Muajit të Ramazanit. Ju kërkojmë ndjesë që nuk arritëm t’i bindnim edhe oponentët tanë politikë për ta respektuar traditën unike që Muaji i Ramazanit ka kultivuar tek familjet tona dhe në shoqërinë tonë”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

-Advertisement-

Të dashur miq,

Dua të ndajë me Ju urimin tonë të përbashkët për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.

Ky muaj, për të gjithë besimtarët myslimanë është simbol i sakrificës, i paqes dhe i përkushtimit ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit.

Ne u përpoqëm të shmangnim fushatën parazgjedhore gjatë Muajit të Ramazanit. Ju kërkojmë ndjesë që nuk arritëm t’i bindnim edhe oponentët tanë politikë për ta respektuar traditën unike që Muaji i Ramazanit ka kultivuar tek familjet tona dhe në shoqërinë tonë.

Ne do të mundohemi maksimalisht që gjatë ditëve në vijim, të përçojmë tek të gjithë mesazhet dhe kuptimin e Muajit të Ramazanit dhe traditës sonë të tolerancës e mirëkuptimit.

Ju uroj një agjërim të lehtë, harmoni dhe begati për të gjitha familjet tona.

I.M.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera