Mustafa uron Metën
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 28 July 2017
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e marrjen e detyrës.
Në mesazhin i tij të urimit për Presidentin Meta shkruan se: “Me rastin e betimit tuaj dhe marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam nderin e madh të ju uroj, dhe shpreh dëshirat më të ngrohta, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal.
Kam besimin e thellë në personalitetin tuaj dhe rolin që keni luajtur përgjatë shumë viteve në zhvillimet e gjithëmbarshme në Shqipëri”, shprehet Mustafa.
Më tej ai shton se roli i Presidentit Meta do të jetë edhe më përcaktues në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë si edhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Jam i sigurt që kontributi Juaj, nga pozita e Kreut të Shtetit Shqiptar, do të jetë i fuqishëm dhe përcaktues në unitetin e brendshëm, për avancimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Shqipëria, dhe perspektivën e sigurt evropiane dhe euroatlantike. Ne, në Kosovë ju jemi përherë mirënjohës dhe falënderues ju në Shqipëri, për gjithë ndihmesën e dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kohëra të vështira, dhe tani në proceset e reja zhvillimore.
Roli i Shqipërisë, në përkrahjen dhe rritjen e Kosovës është thelbësor, dhe presim që ky rol të vazhdojë të mbetet i tillë gjithmonë. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe vëllazërore, rrugët tona në të ardhmen do të jenë krah për krah, dhe në bashkëpunim të ngushtë e të thellë në të gjitha fushat”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...