Lajme

Mustafa u takua me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 26 October 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

-Advertisement-

Kryetari Mustafa, po ashtu, e njoftoi për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së më tutje për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Ruairi O’Connell, biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera